Përzierja e jogurtit dhe brokolit parandalon kancerin

Periskopi.com Shëndeti

Kërkimet e reja thonë se kjo pë ryierje e cuditshme, brokoli me jogurt në  shkallë  të  lartë  mund të  parandalojë  kancerin e zorrëve.

 

Sipas një  studimi të  ri, të  kryer së  fundmi në  Singapor përzierja e jogurtit me brokoli, mund të  parandalojë , madje edhe të  trajtojë  kancerin e zorrës së  trashë.

 

Gjatë  syudimit, kjo “superpë rzierje” vrau më  shumë  se 74 përqind të  tumoreve tek brejtë sitt dhe 95 pë rqind të  qelizave kancerogjene të  rritura në  laborator, transmeton Periskopi.

 

Tumoret që u zbuluan tek brejtësit ishin gjithashtu tre herë më të vogla se në një grup që nuk ushqehej me përzierjen e jogurtit dhe brokolit.

 

“Është  vetëm një  element shtesë  në  mënyrën tonë  të  jetesës, madje ka një  kosoto shumë  të  ulët”, tha studiuesi Matthew  Chang, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

 

Brokoli përmban një element kimik të  quajtur “sulforan” që lufton kundër kanceri, ndërsa jogurti përmbanë  probiotikë , baketere që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri natyror të organizmit.

 

Bazuar në këto gjetje, hulumtuesit besojnë se kosi i bazuar në brokoli është një ‘formulë e goditjes së sëmundjes’ që mund të përdoret si parandalim i kancerit dhe të shpëtojnë qelizat e mbetura pas heqjes kirurgjikale të tumoreve.

Interesante, kjo përzierje nuk kishte efekt mbi qelizat nga llojet e tjera të kancerit të tilla si kanceri i gjirit dhe i stomakut. /Periskopi/