Personi i zhveshur përballet dhunshëm me policinë gjatë protestës në Paris (Foto/Video)

Periskopi.com Fun

Një njeri i zhveshur duke luajtur kitarë qëndron para oficerëve të policisë gjatë një proteste të thirrur nga disa sindikata franceze kundër reformës së ligjit të punës në Paris më 12 shtator 2017.

Me gurë, koktej molotovi dhe gaz lotsjellës fluturonin mes policëve dhe demonstruesve në protestën masive të reformës e cila u mbajt në Paris.

Protestuesit gjetën kohë për poezi dhe muzikë, të personifikuar nga një kitarist i zhveshur duke kënduar, “Ne nuk humbim asgjë”, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.

Naked guitarist seizes moment of fame amid violence of Paris labor protest (PHOTOS, VIDEOS)

Këngëtarja ‘homme nu’ (njeriu i zhveshur) kapi vëmendjen e medias gjatë protestës në kryeqytetin francez të martën.

I zhveshur totalisht përveç kitarës dhe tatuazheve të tij, lëkura e zbehtë e kontrastuar me uniformat e errëta, muzikanti qëndronte sfidues para policisë së tërbuar.

‘Homme nu’ sigurisht nuk e humbasi vëmendjen te opinion, ku posa u shfaq në rrugët e Parisit, shumica e smartfonëve dhe kamerave zyrtare u kthyen tek ai./Periskopi/