Personi që e kishte shpikur automjetin me ujë vritet në rrethana misterioze (Video)

Periskopi.com SOK

Shpikësi i automjetit me ujë në kohën kur ndodhej në një restaurant kishte bërtitur “Ata më helmuan”.

A jeni të vetëdijshëm që makinat me ujë kanë ekzistuar vite më parë? Nëse jo, atëherë kjo çështje nuk është mbuluar nga të gjitha mediat.

Çuditërisht, shpikësi i një vepre të tillë duket se është ngacmuar për ndalimin e punës së tij ku në rrethana enigmatike është gjetur i vdekur, raporton “Disclose.tv”, transmeton Periskopi.

Stanley Meyer, një nga shpikësit, ishte përgjegjës për projektimin e një vegël që besohej të ishte në gjendje të prodhonte makinën e cila do të mund të lëvizte me ujë.

Është vërtetuar se një makinë e tillë, kur ishte e pajisur me opcionet motorike, kishte aftësinë për të udhëtuar në të gjithë SHBA-në në një gallon me ujë. Shpikësi theksoi se, uji i pastruar ose uji i kripur ishin opsione të mundshme si lëndë djegëse motorike.

Stanley Meyer ishte i sigurtë se puna e tij ishte njohur nga institucione të tjera, pasi mori vëmendjen nga Pentagoni dhe madje e nderuan për punën e tij.

Po ashtu, Instituti Britanik i Avancuar i Energjisë dërgoi një vëzhgues për të hulumtuar punën e tij. Më vonë, ata madje e konfirmuan këtë duke deklaruar se: “Kohët e fundit kemi dërguar një delegacion për të dëshmuar punën e Stanleyt, për ta vlerësuar punën e tij me të vërtetë. Ky është një nga shpikjet më të rëndësishme të shekullit”./Periskopi/