Edi Rama dhe Angela Merkel

Përse e hoqi Edi Rama mesazhin e Merkel për zgjedhjet

Kancelarja Angela Merkel ishte shumë e qartë dje në Berlin në konferencën e shkurtër për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Periskopi.com Lajme

Veç formaliteteve për përmbushjen e standardeve në rrugën e integrimit ajo përmendi në mënyrë të veçantë zgjedhjet e vitit 2017.

“Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë Shqipëria dhe bashkëpunimin me OSBE” u shpreh ajo duke folur për çështjen e hapjes së negociatave. Përmendja e zgjedhjeve ishte mesazh i drejtpërdrejtë se në dhjetor s’ka negociata dhe se Vetting-u është vetëm njëri nga kushtet.

Por Edi Rama ka nisur prej dje, menjëherë pas konferencës, një fushatë për t’u treguar shqiptarëve versionin e tij të mesazhit të kancelares Merlek. Në fillim me mediat pranë qeverisë, më pas me një intervistë në Deutsche Welle të cilën u përpoq ta manipulojë duke i shmangur përgjigjet për pyetjet direkte e më pas edhe nëpërmjet konferencash për shtyp në Tiranë dhe së fundi në faqen e tij në Facebook.

Kryeministri ka postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale mesazhet e kancelares, Merkel, por ka hequr pjesën ku ajo foli për zgjedhjet e vitit 2017.

Kjo është përmbajtja e postimit të kryeministrit.

 

 

Me t’u kthyer në Tiranë kryeministri nisi një fushatë sulmi ndaj opozitës, duke e fajësuar atë si bllokuese të negociatave me ligin e Vetting –ut. Ai e ka gjetur kundështinë e opozitës ndaj miratimit në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të ligjit të Vetting-ut  si alibi për dështimin e çeljes së negociatave. Në këtë mënyrë, ai po përpiqet t’u fshehë shqiptarëve të gjitha kushtet e tjera që i kërkon Berlini, Parisi apo Brukseli, që kanë të bëjnë jo vetëm me zgjedhjet, por edhe me krimin e organizuar në rritje, kanabizimin e Shqipërisë dhe korrupsionin galopant të parhapur në çdo degë të qeverisjes. /Lapsi.al