ldk

Përplasje brenda LDK-së në Malishevë (Video)

Dorëheqja e Durim Krasniqit nga pozita e këshilltarit komunal dhe ajo e anëtarit të KPF-së si dhe zëvendësimi i tij në KPF ka ngjallur konflikt brenda LDK-së, raporton MalishevaPress.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo është përçuar nëpërmjet Januz Kastratit dhe Rrahim Morinës të dy asambleistë në Kuvendin Komunal në Malishevë.

Januz Kastrati së bashku me 6 asambleistë i kanë nisur një kërkesë kryesuesit ku kanë kërkuar që çështja e anëtarëve të diskutohet si pikë e veçantë e rendi të ditës në mbledhjen e Kuvendit Komunal e cila u mbajt me datë 28.10.2016.

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga bashkëparitaku i tij dhe njëherit nënkryetari i degës së LDK-së në Malishevë Rrahim Morina i cili e ka akuzuar Kastratin se ai nuk po i njeh strukturat e zgjedhura të LDK-së.

Por, kjo është kundërshtuar nga Kastrati i cili ka thënë se ai i njeh strukturat e LDK-së por se ai bashkë me gjashtë asambleistë të LDK-së nuk e njohin Rrahim Morinën si kryetar të grupit të asambleistëve të LDK-së dhe se për ata Filloreta Bytyçi është kryetare e grupit.