20150621134639594646

Përfshihet nga zjarri një objekt në Malishevë

Një objekt në Malishevë, në të cilin më parë ndodhej selia e një banke është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së enjte.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, pas intervenimeve të zjarrfikësve, për të shuar zjarrin, nuk është raportuar për të lënduar, bazuar në raportin 24 orësh të Policisë, shkruan Gazeta Fjala.

“Për shkaqe ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një pjesë e objektit në të cilin ndodhej selia e një banke. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Shkaktarët e zjarrit janë duke u hetuar” /Gazeta Fjala/