Përdoreni këtë pije për dy muaj, do befasoheni me rezultatin

Periskopi.com Shëndeti

Mbipesha është një ndër problemet më të zakonshme dhe shqetësuese të shoqërisë moderne. Njerëzit po përpiqen ta luftojnë atë në mënyra të ndryshme si: me anë të dietave, duke ndjekur seanca dobësimi, me palestër, etj.

Lidhur me këtë fenomen shqetësues, shkencëtarët e Universitetit të Tajvanit kanë zhvilluar një ekperiment. Ky i fundit përfshinte gra me peshë, moshë dhe origjinë të ndryshme. Për një periudhë 2-mujore këto gra kanë pirë rreth 250 ml lëng domate në ditë.

“Gratë e testuara nuk i ndryshuan zakonet e tyre në të ushqyer apo ushtrimet e tyre dhe vetëm brenda pak ditësh rezultatet ishin të dukshme”,- pohojnë studiuesit.

Ata madje testuan gjakun e tyre para dhe pas eksperimentit për të krahasuar nivelet e tyre të kolesterolit. Ata duhet vetëm të tregonin kujdes kur të blinin domatet që të siguroheshin se ato ishin tërësisht organike. Ja si ta përgatisni këtë lëng vetë në shtëpi:

Përbërësit: 6 kg domate 2 lugë gjelle kripë 6 lugë gjelle sheqer Përgatitja dhe përdorimi: Së pari pastroni dhe lani domatet. Grijini dhe hidhini në një enë. Shtoni sheqerin dhe kripën dhe vendosini në zjarr në temperaturë mesatare. Përziejini vazhdimisht derisa të vlojnë dhe më pas ziejini për 10 minuta shtesë. Hiqeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Më pas hidheni lëngun në një shishe qelqi të pastër. Ruajeni në një vend të freskët dhe të errët. Pini çdo ditë 250 ml lëng domate për 2 muaj rresht në mënyrë që të reduktoni të gjithë kilogramët e tepërt.

Shënim: Konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit të kësaj recete.

Reklamë
Reklamë