alejandrio-e1480437087588-780x439

Për shkak të lëndimit, sulmuesi shpëtoi nga vdekja

Sulmuesi i Chapecoenses, Alejandro Martinuccio, ka sqaruar se lëndimi nuk ia kishte lejuar që të udhëtonte me bashkëlojtarët e tij në aeroplanin që u rrëzua në Kolumbi.

Periskopi.com Sporti

Ekipi brazilian po udhëtonte drejt Medellinit për ndeshjen e parë të finales së Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional, kur aeroplani u rrëzua në Cerro Gordo në komunën La Union.

Autoritetet kolumbiane kanë konfirmuar se së paku 75 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa flitet për gjashtë të mbijetuar – në mesin e tyre, futbollistët Alan Ruschel, Jackson Follmann dhe Helio Hermito Zampier Neto.

“Është një moment shumë i vështirë. U zgjova me këtë lajm. Jam shumë i pikëlluar. Kam qenë duke u rikuperuar nga lëndimi dhe nuk udhëtova. U lëndova para një muaji e gjysmë, prandaj nuk isha në aeroplan”.

“Të gjithë janë të pikëlluar. E gjithë kjo është shumë e vështirë. Krejt çfarë kërkoj nga ju është që të luteni për bashkëlojtarët e mi që ishin në aeroplan”, ka deklaruar 28-vjeçari për La Red.