pdk

PDK thotë se nuk po e ndal rrymën, e quan Nismën mashtruese

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Nismës për Kosovës për shkak se kjo e fundit e ka akuzuar për ndalje të rrymës kur partia po i mban fushatat.

Periskopi.com Lajme

PDK e ka quajtuar Nismën mashtruese e cila po vepron me propagandë të ulët.

“Nismës ju kanë ndalë dritat që kur ekziston sepse nuk kamë pasur asnjë sukses në përpjekjen e tyre për ta dëmtuar PDK-në. Andaj ky subjekt në shuarje e sipër po përpuqet që përmes gënjeshtrave e mashtrimeve gë justifikojë humbjen fiasko që po e pëson në çdo lokalitet të Drenasit”, thuhet në reagimin e PDK-së në Drenas.

Ndryshe, ndaljen e rrymës pikërisht në kohën kur Nisma i mban fushatat e ka konfirmuar për “Indeksonline” kandidati i kësaj partie për kryetar në Drenas, Isa Xhemajlaj.

Ai ka thënë se rryma është ndalur për aq kohë sa ka zgjatur fushata, andaj ndaljen e energjisë Xhemajlaj e ka konsideruar politike dhe të qëllimshme.