Bahtiri

PDK po mobilizohet për vjedhje masive të votave, thotë Bahtiri

Aleanca Kosova e Re po alarmon për mundësinë e vjedhjes se votave nga ana e PDK-së më 4 dhjetor. Pas presidentit të kësaj partie, edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtri thotë se kjo parti është duke u mobilizuar qe ditën e zgjedhjeve të bëjë vjedhje masive të votave.

Periskopi.com Lajme

“Për ta parandaluar vjedhjen e votave, si para disa vitesh kur votuan 130% të qytetarëve në këtë rajon, i jap përkrahje shqetësimit të ambasadorit britanik në Kosovë Ruairi O’Connell, i cili në emër të vendeve të Quint-it (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) ka kërkuar që të mbikëqyret procesi zgjedhor nga OSBE-ja më 4 dhjetor”, ka shkruar ndër të tjera Bahtiri në Facebook.

Postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Fushata zgjedhore në Drenas po tregon se qytetarët kanë vendosur të bëjnë ndryshime në qeverisje, duke e larguar nga pushteti PDK-në, e cila ka keqqeverisur për 16 vite me këtë qytet. Duke e parë gjendjen në terren kjo parti është mobilizuar që në ditën e zgjedhjeve të bëjë vjedhje masive të votave, pasi që duan që me çdo kusht ta rrinë në pushtet.

Për ta parandaluar vjedhjen e votave, si para disa vitesh kur votuan 130% të qytetarëve në këtë rajon, i jap përkrahje shqetësimit të ambasadorit britanik në Kosovë Ruairi O’Connell, i cili në emër të vendeve të Quint-it (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) ka kërkuar që të mbikëqyret procesi zgjedhor nga OSBE-ja më 4 dhjetor.

Në emër të AKR-së kërkoj që procesi zgjedhor të jetë i drejt, duke i lënë qytetarët të votojnë të lirë dhe pa presione, sepse vota e tyre është e shenjtë. Besoj se kërkesa e ambasadorit O’Connell nuk do të has në ‘vesh të shurdhër’ të KQZ-së, por do të kemi një situatë të qetë ditën e votimit, ku sigurisht se me pëkrahjen e madhe që po gëzon, do të fitoj kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit.