ska

‘PDK po ia ndal rrymën Nismës në kohë fushate’

Gjatë hapjes së fushatës parazgjedhore nga kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, në vendlindjen e tij në Abri të Epërme, sonte rreth orës 17:00 është ndërprerë energjia elektrike nga KEDS.

Periskopi.com Lajme

E ndaljen e rrymës pikërisht në kohën kur është dashur të tubohen banorët në shkollën e këtij fshati, Xhemajlaj po e konsideron si të qëllimshme dhe politike.

Në një prononcim për Indeksonline ai tregon se si rryma është ndalur vetëm aq kohë sa ka zgjatë edhe takimi.

“Rryma erdh në përfundim të takimit. Takimi ka qenë i paraparë në orën 17:00, ndërsa rrym është ndalur para 17:00 në kohën kur janë tubuar banorët dhe për shkak të rrymës atyre as nuk i ka shkuar në mëndje se mund të mbahet takimi pa rrymë. Ndërsa rryma erdhi sapo përfundoi takimi. Nuk do të kisha dashur të besoj, por është e qëllimshme sepse vetëm ajo pjesë nuk kishte rrymë, ndërsa fshatrat tjerë kishin rrymë”, tha Xhemajlaj.

Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë pasi dikush po i frikësohet ndryshimit që po ndodh në Drenas.

“Për mua nuk është befasi sepse kjo ka ndodhur edhe herëve tjera sepse po duan ta pengojnë demokratizimin dhe normalisht duan ta pengojnë ndryshimin që po ndodh në Drenas, nga njerëzit e Drenasit. ka thënë Xhemajlaj./Indeksonline/