Komuna prishtine

PDK: Komuna e Prishtinës mbi një milion euro për punëtorë që janë me kontratë mbi vepër

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin komunal të Prishtinës, Muhamet Selmani, ka thënë se ekzekutivi i Komunës së Prishtinës ka dështuar në shpenzimet e buxhetit për këtë 9 mujor.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas tij nga Investimet kapitale nga 33.95 milionë të planifikuara ekzekutivi ka shpenzuar 11.37 milion euro apo vetëm 35 % te planit, njofton Klan Kosova.

Poashtu ai tha se komuna ka planifikuar 3.4 milion euro për projektin e ujit e nuk ka shpenzuar asnjë cent.

Selmani shtoi poashtu se ekzekutivi ka planifikuar 300 mijë euro për ndërtimin e çerdheve e nuk është shpenzuar asnjë cent, s’është ndërtuar asnjë çerdhe.

Të planifikuara po ashtu sipas tij kanë qenë edhë ndërtimi i shkollave në “Sofali”, “Kalabri” e “Veternik” e nuk është ndërtuar asnjë shkollë.

Ekzekutivi i komunës ka tejkaluar disa shpenzime të planifikuara, si ato në kontratat mbi vepër, është shprehur ai.

Nga 320 mijë euro sa kanë qenë të planifikuara për shpenzime mbi punësimin e personave me kontratë mbi vepër, ekzekutivi ka tejkaluar këtë shifër për 350% më shumë se sa plani, ekzekutivi ka shpenzuar 1,196,457 euro, ka përfunduar Muhamet Selmani, njofton Klan Kosova.