lumezi

Pas vjedhjes, shtëpia e Lumezit pajiset me kamera (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi ishte cak i hajnave.

Periskopi.com Lajme

Në shtëpinë e kryeprokurorit sipas zëdhënëses së Prokurorisë së Shtetit u vodhën disa ‘gjëra’.

Ekipi i KALLXO.com ishte te shtëpia e kryeprokurorit. Në pamjet e shfaqura në video shihen punëtorët duke pajisur shtëpinë e Lumezit me kamera të sigurisë të cilat kishin munguar në shtëpinë e tij.

Edhe pse ishte brenda shtëpisë, kryeprokurori Lumezi nuk deshi të prononcohet para kamerave në lidhje me rastin.

Ekipi i forenzikës kishte kryer punën e saj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia njofton se deri më tani ende nuk ka ndonjë të re në lidhje me grabitjen dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Policia në një deklaratë të lëshuar pak orë më parë tha se grabitja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.