Pas vjedhjes së flamurit të Kosovës, flet Policia e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Sipas Borovcit ende nuk ësht hapur rast në polici. Flamuri i shtetit të Kosovës, i cili do të duhej ta zëvendësonte flamurin kombëtar shqiptar te “Rrethi i Flamurit” është vjedhur.

Flamuri shtetëror i Kosovës është vjedhur nga vetura në të cilën gjendej. Zëdhënësi i policisë  tha Kallxo.com se personat përgjegjës e kanë njoftuar policinë se dikush ua ka marrë flamurin. Sipas Borovcit ende nuk ësht hapur rast në polici.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe njësi speciale të Policisë së Kosovës.

Pak çaste më parë, personat që thanë se janë autorizuar nga Qeveria e Kosovës për ta zëvendësuar flamurin kombëtar me atë shtetëror e kanë hequr nga shtiza flamurin gjigand, pasi janë ndihmuar nga ekipet e Zjarrfikësve, të cilët u dolën në ndihmë pasi që kabllot e rrymës të shtizës nuk funksionuan, edhe pse ekipet e KEDS-it bënë përpjekje për ta rregulluar problemin.