suarez-sturridge

Pas largimit të Suarez dhe Sterling, a do ta humb Liverpool edhe yllin tjetër?

Daniel Sturridge ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Anfield Road.

Periskopi.com Sporti

Disa media angleze kanë shkruar se anglezi mund të largohet nga 18 herë kampioni i Anglisë për shkak se ka humbur vendin në formacionin bazë te ‘reds’.

Megjithatë, Daily Mirror shkruan sot se trajneri Jurgen Klopp nuk është i gatshëm ta lë 27-vjeçarin të largohet, për shkak se Sadio Mane në janar do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa Philippe Coutinho është i dëmtuar.

Mbetet të shihet nëse Liverpool do të lejojë largimin e yllit anglez në janar. /Periskopi.com