kace2

Pas shumë problemeve, më në fund mësohet se ku do të luajë Kaçe

Ergys Kaçe zgjidh përfundimisht çështjen e ekipit që do të aktivizohet për pjesën tjetër të sezonit. Ai do të mbetet te PAOK-u, pasi ka luajtur 26-të minuta në Kupën e Greqisë.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Kombëtares nuk ka më mundësi të ndërrojë skuadër, pasi ka luajtur dy ndeshje kupe brenda një sezoni dhe ka shkuar te Viktoria Plzen.

Në këtë rast, rregullorja përcakton, se Kaçe nuk mund të ndërrojë më skuadër, duke mbetur pjesë e PAOK-ut për pjesën e mbetur të kampionatit.

Përfundimisht ka marrë fund historia e tij për një transferim të mundshëm, duke zgjedhur vetë fatin e tij, për të vazhduar te ekipi ku ai nisi karrierën e tij.