aks11

Pas reshjeve të borës, ja sa aksidente u shkaktuan sot në Prishtinë

Reshjet e para të borës që kanë rënë gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar edhe vështirësi në komunikacion.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse reshjet nuk ishin aq të mëdha, mos pastrimi i rrugëve dhe mos pisja me goma të dimrit nga shoferët e veturave ka bërë që të shënohen shumë aksidente  në gjithë territorin e Kosovës.

Vetëm në rajonin e Prishtinës janë shënuar 63 aksidente deri në orën 14:30.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ndërsa, numri i aksidenteve në rajonin e Prishtinës në orët e para të mëngjesit kishte arritur në 40. /Lajmi.net/