Pas ndërprerjës së ndeshjes, fitorja shkon për Pejën

Ndeshja ndërmjet KB Trepçës dhe KB Pejës është pezulluar. Si rezultat i kësaj, ekipit vizitor i është dhënë fitorja prej 20-0, shkruan në faqen zyrtare të Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Kur kishin mbetur edhe 5:33 minuta në çerekun e tretë, ndërsa Peja ishte në epërsi 54-47, tifozët vendas filluan të hidhnin gjësende në parket, ndërsa njëri prej gjyqtarëve dhe një prej lojtarëve mysafirë u godit – vazhdon artikulli.

Në atë moment, gjyqtarët vendosën ta zbraznin palestrën, por derisa tifozët refuzuan të largoheshin për një kohë të gjatë, ndesha u pezullua.

“Drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, z. Shay Shtriks, së bashku me presidentin e Federatës së Kosovës, z. Erolld Belegu dhe komisionarin, morën vendim që ndeshja të ndërpritej dhe se nuk mund të vazhdonte. Kjo do të thotë se Pejës i jepet fitorja prej 20-0, dhe në të njëjtën kohë nuk ka pikë për Trepçën”, theksohet më tej.

BIBL do të ndërmarrë veprime të mëtutjeshme dhe vendime në lidhje me rregulloren, pasi të marrë raportin zyrtar nga komisionari.

Reklamë
Reklamë