bashkimi

Pas katër humbjesh KB Bashkimi shijon fitoren në Ligën Ballkanike

Skuadra e Bashkimit ka arritur fitoren e parë në Ligën Ballkanike duke e mposhtur Kuzovin 69-66.

Periskopi.com Sporti

Bashkimi e ka nisur mirë takimin ndaj Kuzovit duke e mbyllur në epërsi prej 22-16, përcjell Telegrafi.com

Skuadra prizrenase e vazhdoi lojën e mirë edhe në çerekun e dytë  edhe pse e humbi 19-20.

E gjithë pjesa e parë u mbyll në epërsi prej pesë pikës, 41-36.

Por forma e skuadrave kosovare po shkon në rënie në pjesën e dytë dhe kjo ndodhi edhe me Bashkimin.

Prizrenasit në këtë çerek shënuan vetëm 11 pikë, duke pranuar 19 dhe duke humbur epërsinë.

Çereku i fundit ishte dramatik.

Herë njëra skuadër e herë tjetra kalonin në epërsi, ndërsa në fund prizrenasit fituan 19-16.

Rezultati përfundimtar doli të jetë në të mirë 69-66.

Te vendasit shkëlqyen Eric Palm 25 pikë, ndërsa Kejuan Johnson shtoi 21. Pas katër humbjesh Bashkimi shijon fitoren.

Lojtari më efikas i mysafirëve ishte Kenyon McNeal Jr. me 22 pikë.