honduras-v-switzerland-group-e-2014-fifa-world-cup-brazil

Pas Januzaj edhe Xhaka e Shaqiri shprehin ngushllimet e tyre për familjarët e viktimave (Foto)

Mesfushorët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, i ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Kolumbi.

Periskopi.com Sporti

Futbollistët zvicëran me prejardhje shqiptare kanë shprehur ngushllimet e tyre përmes rrjeteve të tyre sociale Instagram.

xhaka

“Ngushëllimet dhe lutjet e mia për të gjitha familjet në këtë moment shumë të vështirë. U prehshin në paqe”, ka shkruar Xhaka.

shaqa

“Lutemi për Chapecoense”, shkruan në postimin e Shaqirit. /Periskopi/