thumbs_b_c_2f9a3103149fc9c796b99b727b43cc43-730x440

Parqet në Turqi që mbajnë emrin e Adem Jasharit

Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, me luftën dhe sakrificën e tij dhe të familjes për lirinë e vendit, dha jehonë ndërkombëtare.

Periskopi.com Lajme

 

Por, për të mos e harruar kurrë atë, në Kosovë ka plot rrugë e shtatore me emrin e tij.

Emri i tij tashmë ka nisur të gdhendet edhe nëpër vendet tjera. Për ta kujtuar jetën dhe veprën e tij, disa parqe në Turqi janë mbajnë emrin e Adem Jasharit.

Në parqet e zonave Bayrampaşa-s dhe Pendik-ut në Stamboll, kanë këtë emër të madh, Anadolu Agency.

Parku tjetër “Dëshmori Kosovar, Adem Jashari” në lagjen Çamlık të Pendik-ut është padyshim një nga vendet më të frekuentuar nga banorët e zonës.

Ndërsa në zonën Bayrampaşa ku jetojnë edhe njerëz me prejardhje nga Ballkani, emir i Adem Jasharit përkujtohet në parkun që gjendet në qendër të lagjes Ortamahalle. Parku mban emrin “Dëshmori Jashari”.

Megjithatë, jo të gjithë banorët e njohin jetën dhe veprën e Adem Jasharit.

Mustafa Harun Yılmaz, një banor i kësaj zone, thotë se pasi ka parë emrin e parkut ka bërë një kërkim për Adem Jasharin.

“Kur e dëgjova emrin për herë të parë nuk e dija se kush ishte. Lexova që ka bërë histori si dëshmor për vendin e tij. Tek ne dëshmorët nuk harrohen kurrë. Shpresoj që kujtimi i tij të mos fshihet kurrë nga mendjet e njerëzve”, thotë Yılmaz.

Ndërsa edhe një tjetër banore e kësaj zone, Gülsüm Parlak, thotë se emrin e Adem Jasharit më parë nuk e kishte dëgjuar.

“Kur pashë emrin e tij në tabelë, menjëherë bëra një kërkim të shkurtër nga celulari. Ishte një ushtar nga Kosova. Kishte luftuar kundër serbëve dhe bashkë me familjen e tij kishte rënë dëshmor. Vendi i tij qoftë xhenneti”, thotë ajo.