Paraporositë për Samsung Note 8 kanë filluar me numër rekord

Periskopi.com Tech/Auto

Kompania Samsung Electronics Co Ltd tha të premten se Galaxy Note 8 smartphone premium ka arritur numrin më të lartë të serisë së noteve, duke mposhtur paraardhësin e tij të mëparshëm 7.

Samsung po bëhet gati që ta lëshojë në treg pajisjen e re për të mbrojtur dominimin pasi konkurron me iPhone të fundit të Apple Inc (AAPL.O) e cila do të zbulohet më vonë të marten, raportoi “Reuters”, transmeton Periskopi. Note 8 fillon shitjet në Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe gjetkë të premten.

Para-porositë arritën rreth 650,000 për Note 8, duke e bërë fillimin e tregut “shumë inkurajuese”, tha president i biznesit të komunikimeve mobile të Samsung Electronics DJ Koh në një ngjarje mediale.

Pajisja Note 7 kishte pasur problem pasi bateria shpesh herë shpërthente ku rezultoi në tërheqjen nga tregu pas disa muajsh me një kosto prej miliarda dollarë.

Çmimi amerikan i note 8 sillet prej 930 deri në  960 dollarë.

Koh tha se do të duhet kohë për t’u rimëkëmbur në Kinë, por pret ndryshime këtë vit si emërimi i një shefi të ri, ristrukturimi dhe përqëndrimi në blerësit kryesorë./Periskopi/

Image result for note 8

Video:

https://www.reuters.com/article/us-samsung-elec-smartphone/samsung-says-galaxy-note-8-pre-orders-highest-among-note-series-idUSKCN1BN050