xhamia

Pamje/afreska nga brendia e Xhamisë së Larme në Tetovë

Periskopi.com Kulturë

Xhamia e Larme, u ndërtua në vitin 1495, ky monument paraqet një shembull përfaqësues dhe realizim të veçantë artistik, me dekorim specifik të jashtëm e sidomos në brendinë e saj. Për shekuj me radhë ky objekt e ruan funksionin e saj fetar dhe edukativo-arsimor e kulturor.

Objekti paraqet një kompleks në vete, veçohet për  nga vlerat e mëdha artistike dhe improvizimet e ndërtimit. Në skemën kompozicionale të saj përbëhet prej sallës së lutjeve, hajatit, minares, turbe, çezmë dhe nishane mbi varre, të gjitha këto të rrethuara me një mur oborri të ndërtuar me vrima me grila-mushebake, i cili është i mbuluar me tjegulla.  Hyrja  kryesore në oborrin e xhamisë është në anën perendimore, por ekzistojnë edhe dy hyrje të tjera, njëra në anën jugperendimore e tjetra në anën veriore.  Forma e sotme arkitektonike dhe dekorimi janë krijuar në gjysmën e parë të shekullit XIX, (1833/34), nga ana e Abdurahman Pashës.

Xhamia e Larme në brendi ka formë të katrorit , salla e lutjeve ka vëllim unik dhe është e mbuluar me kube, e cila ndriçohet me 30 dritare të vendosura 15 poshtë dhe 15 lartë. Ajo që e bën më tërheqëse është sidomos dekorimi i saj muror shumë i pasur. Dekorimet e enterierit dhe të mureve të eksterierit pasqyrojnë një sërë motives gjeometrike dhe motive të florës me vlera të jashtëzakonshme.

Anët e jashtme, si sofa, kapitelët e shtyllave, pjesët e mbrendshme, ballkonet, mihrabi, kubeja dhe prehëri i kubes janë të zbukuruara në Seko teknikë.Në anët lindore, perendimore dhe jugore të objektit në katër rradhë ka pano të cilat jenë të dekoruara me një program shumë ngjyrash. Panot e sipërme kanë dekore të kafasit, kurse pjesët e poshtme përveç dritareve janë të dekoruara me ngjyrë të kuqe dhe të gjelbërt. Brendia e panove është e dekoruar me një rreth, në brendi të të cilit është përpunuar motivi i yllit gjashtëmbëdhjetë rrembësh, këto rremba në mes vete ndahen me nga një shirit, kurse vetëm në pjesën e tretë të brendisë është e vlerësuar me motive të bakllavasë.

Në pjesën veriore të objektit mbizotëron një program më ndërlikuar i zbukurimit. Në kapitelët e shtyllave të jashtme ka dekorime ku janë të pranishme motive të vazove me lule dhe përreth me gjethe. Turbeja si pjesë përbërëse e këtij kompleksi, paraqet shembull karakteristik të monumentit mbi varr të periudhës Osmane, e ndërtuar në shekullin 16-të. Ajo është e tipit të turbeve të hapur, ndërsa me përmasat harmonike vepron në mënyrë jo bezdisëse dhe plotëson ambientin rrethues  të kompleksit.

Image result for xhamia e tetoves

Related image

Image result for xhamia e tetoves

Image result for xhamia e tetoves

Related image

Related image

Related image

Image result for xhamia e tetoves