Pamje të mrekullueshme që nuk do të besoni se janë në Kosovë

Periskopi.com Galeria

Kosova edhe pse vend i vogël, ka një natyrë të mrekullueshme, sidomos në bjeshkë.

Brezovica dhe Rugova, janë më të njohurat, por jo të vetmet bukuri natyrore që ka Kosova.

Liridon Bytyqi, ka arritur të nxjerrë fotografi të mrekullueshme të bukurive natyrore të Kosovës, duke shfrytëzuar mundësitë që i jep droni.

PREVALLË

Ai ka bërë disa foto, dhe video përmes kësaj pajisje, që është në gjendje të ngritet në lartësi, dhe nga atje të kapë, pamje që në rrethana tjera do të ishte e pamundur.

Disa nga fotot e tij, Liridoni i ka postuar në rrjetin social Instagram, ku llogaria e tij, tani numëron mijëra ndjekës. /