20161128204143907646

Pak gra, shumë fëmijë, shumë zyrtarë e premtime të mëdha në fushatën për Drenasin

Albert Krasniqi, nga KDI-ja ka bërë një bilanc të ditës së sotme në vëzhgimet që kanë bërë në hapje të fushatës elektorale nga të gjitha partitë politike për Komunën e Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Ka thënë të kenë parë shumë fëmijë, shumë zyrtarë të shtetit, pak gra. Ka përmendur edhe faktin se shumica e premtimeve nuk kanë pasur të bëjnë me nivelin komunal.

“Vëzhgimin e hapjes së fushatës zgjedhore në Drenas po e përmbyllim në tubimin e PDK-së. Në të gjitha tubimet që përcollëm sot, prania e fëmijëve, pjesëmarrja e ulët e grave, zyrtarët e lartë të shtetit, premtimet për ndryshime të mëdha (që nuk kishin të bënin me nivelin lokal) ishin emëruesi i përbashkët i të gjitha partive. Të shohim çka po na sjellin në ditët e mbetura të fushatës”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se ndryshimet në legjislacionin zgjedhor duhet të përfshijnë edhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit bashkërisht, që në rast të humbjes së mandatit të kryetarit të vazhdohet nga nënkryetari. “Mbajtja e zgjedhjeve për më pak se një vit mandat nuk ka asnjë kuptim”.