30_08_2016_8057793_zenun_pajaziti_021

Pajaziti: Rastin e Astritit t’ia lëmë organeve të drejtësisë

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Zenun Pajaziti, në Seancën Plenare e cila është duke u zhvilluar ka thënë se çështjen e Astrit Deharit, duhet lënë organeve të drejtësisë, për të përfunduar punën e tyre.

Periskopi.com Lajme

Diçka e tillë pasi sipas Pajazitit, pikërisht në Kuvendin e Kosovës, u zgjodhen dhe u formuan këto institucione, njofton Klan Kosova.

‘’Të gjithë ata që kërkojnë drejtësi të vërtetë për Astritin, atë punë duhet t’ia lënë organeve të drejtësisë’’.

‘’Janë ato institucione që i kemi zgjedh ne në Kuvend. Nuk është e nevojshme aspak që ne të ndërhyjmë në këtë fazë, duhet të kemi parasysh së pari familjen e tij’’.

‘’Ne do ua lëm punën organeve të drejtësisë, e ne të kryejmë punën tonë’’.

‘’Pas rezultateve të mjekësisë, do të kemi mundësi për të trajtuar këto çështje’’.

‘’Nuk është vetëm rasi i Astrit Deharit, kemi dhe raste të tjera të vdekjeve në burgje, do të kemi kohë për t’i biseduar dhe trajtuar ato për të gjetur përgjegjësi’’, ka përfunduar Pajaziti, njofton Klan Kosova.