pacolli-lladrovci-780x439

Pacolli mohon pajtimin me Lladrovcin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka mohuar se ka mbajtur një takim pajtimi sot në Drenas me kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit,

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka mohuar se ka mbajtur një takim pajtimi sot në Drenas me kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Në një prononcim për Telegrafin Pacolli ka thënë se gjithçka rreth tij dhe incidentit me Lladrovcin në Drenas e ka përshkruar Musa Dervishi.
“Nuk kam çka i shtoj asaj që e ka thënë kryetari i degës”, ka thënë Pacolli.
Kryetari i degës së AKR-së Musa Dervishi ka treguar për një takim para disa ditësh kur Lladrovci e kishte përzënë Behgjet Pacollin nga një kafeteri ku kandidati i PDK-së po planifikonte të mbante takim.

Sot mediat kanë raportuar se Pacolli e Lladrovci janë takuar sërish ne Drenas dhe janë pajtuar por kjo nuk duket të jetë e vërtetë