naser-osmani

Osmani: Buxheti nuk e çon vendin në zgjedhje (Video)

Buxheti i vitit 2017 është i moderuar në kuptimin e shpenzimeve dhe është buxhet që është planifikuar në bazë të asaj qe vlerësohet si është e mundshme dhe është i dakorduar me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kështu është shprehur kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani.

Periskopi.com Lajme

Buxheti, sipas tij, do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe i cili parasheh përfundimin e projekteve të mëdha nacionale, por edhe në realizmin e projekteve të reja.

Deputeti i LDK-së në emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel, ka thënë se për buxhetin duhet të ketë një konsensus jo vetëm të partnerëve të koalicionit, por edhe të opozitës.

Sa i përket shkuarjes se vendit në zgjedhje të parakohshme, ai thotë se buxheti nuk është mënyra për ta çuar vendin në zgjedhje.

Deputeti i LDK-së shprehet i bindur se ende nuk janë humbur afatet për liberalizim të vizave. Megjithatë ai thotë se për të marrë liberalizimin duhet qe në një periudhe të shpejtë kohore të ratifikohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, i cili sipas Osmani është kushti kryesor qe qytetarëve tu lejohet lëvizja e lirë në zonën Schengen.