kosova-a

OShP-ja konstaton shkelje në tenderin e KEK-ut, e kthen në rivlerësim

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OShP) ka kthyer në rivlerësim tenderin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), me titull “Furnizim, montim dhe lëshim në punë i klimave industriale”, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Vendimin të cilin OShP-ja e ka publikuar të mërkurën është marrë pasi që është shpallur si pjesërisht e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Primus Engineering”. Tenderi për të cilin vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 500 mijë euro, i ishte dhënë operatorit ekonomik “Valfrigo” me një vlerë të përgjithshme të kontratës prej 218 mijë e 406 eurosh.