astrit-730x440-780x439

Organi i Parlamentit Evropian miraton amendamentin që kërkon hetim të pavarur për Deharin (Dokument)

Në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg, gjatë mbledhjes së II-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, është votuar unanimisht amandementin për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Ky amendament ka ardhur si rekomandim dhe është votuar nga Komisioni.

Ky është Amendamenti 22 për të cilin është votuar në Strasburg:

“Ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve dhe shoqeve të aktivistit të ri politik, z. Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim nën rrethana të dyshimta dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të hetojnë tërësisht të gjitha rrethanat e vdekjes së tij, duke përfshirë çfarëdo pretendimi të përdorimit të tepruar të forcës nga cilido zyrtar i zbatimit të ligjit, si dhe përgjegjësinë e mundshme të institucioneve shtetërore; ka theksuar se nëse ndonjë vepër e gabuar ka ndodhur, është dashur të ndiqej dhe të dënohej rëndë si shembull;”.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dhe Donika Kadaj të cilën po marrin pjesë në këtë mbledhje kanë kërkuar edhe lirimi i pesë aktivistëve që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht.

15111131_10153844699817000_2828098348540712058_o