Demarkacioni-me-Malin-e-Zi

Opozita refuzon komisionin e Mustafës për demarkacion

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar të mërkurën krijimin e një komisioni ku do të përfshihej edhe opozita, i cili do të verifikonte nëse Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi ia tkurr territorin shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Opozita është deklaruar kundër pjesëmarrjes në të.

Propozimin Mustafa e ka dhënë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, tek ka folur për pjesëmarrjen e tij në takimin e Këshillit për Stabilizim-Asocim. Ka thënë se gjatë diskutimit, atje është shprehur interesim shumë i madh, edhe i palës kosovare e edhe i autoriteteve të Bashkimit Evropian, lidhur me përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave. Dhe, për ta përmbyllur atë, ka thënë të jetë kërkesë themelore ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit.