albulena-730x440

Opozita kërkon nga Komisioni për të drejtat e njeriut shqyrtimin e peticionit për Astritin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut nga radhët e opozitës kanë kërkuar nga drejtuesja e këtij komisioni, Lirie Kajtazi që të thërras mbledhje nesër në orën 14:00 për të shqyrtuar peticionin, transmeton GazetaBlic.com.

Periskopi.com Lajme

Ky është shkrimi i plotë :

“Në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, deputetët/anetarë të Komisionit për të drejtat e njeriut nga radhët e opozitës, kanë kërkuar nga drejtuesja e Komisionit, Lirije Kajtazi, që të thërras mbledhje nesër në orën 14:00, për të shqyrtuar peticionin e mbi 23 mijë qytetarëve, drejtuar Kuvendit.

Sipas Rregullores së Punës, obligohet e njëjta që të thërras mbledhje në përputhje me kërkesën e anëtarëve!” ka përfunduar shkrimin e saj Haxhiu.