oneplus2-main-780x439

OnePlus 3T tani shitet edhe në Evropë

OnePlus 3T tani është i gatshëm për shitje në Britani të Madhe dhe në Evropë.

Periskopi.com Tech/Auto

Në Britani ekzistojnë dy versione të telefonit, modeli me 64GB që kushton 399 dollarë dhe modeli me 128GB që kushton 439 dollarë.

OnePlus 3T vjen me ekran të madhësisë 5.5 inç të cilësisë Full HD dhe rezolucione prej 1920 x 1080 pikselë. Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 821.

Pajisja posedon RAM memorien prej 6GB dhe vjen në dy opsione hapësire, specifikisht prej 64GB ose 128GB. Në anën e pasme ekziston kamera prej 16MP ndërkohë që edhe në anën frontale të pajisjes është e ndërtuar kamera me 16MP për selfie.

OnePlus 3T vjen në dy ngjyra – ngjyrën e artë të butë dhe ngjyrën metalike.