manaj-pescara-638x425

Oddo rikthenë në skuadër Rey Manaj

Trajneri i Pescarës Masimo Oddo ka vendosur t'a falë sulmuesin shqiptarë Rey Manajn dhe e ka kthyer atë përsëri në skuadër.

Periskopi.com Sporti

Manaj ishte përjashtuar pak ditë më parë, për shkak të një përleshje me portierin e Pescaras në stërvitje.

Madje Oddo e ka kritikuar mjaft shumë duke i thënë se “Manaj nuk është as Totti e as Cannavaro”.

Oddo ka shpjeguar se nuk ekzistonte asnjë “çështje Manaj” në klubin e tij, por ka dhënë një mesazh paralajmërimi për djaloshin shqiptar në konferencën e sotme për shtyp, shkruan panorama.al.

Me këto fjalë të Oddos, është bërë e qartë se Manaj duhet të ulë kokën dhe të punojë shumë për të fituar një vend në formacion.