ruairi-oconnell

O’Connell kërkon respektimin e marrëveshjes kundër nepotizmit

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka kërkuar që të përfundojë nepotizmi në Kosovë dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që të veprojë për këtë gjë.

Periskopi.com Lajme

“Sot kisha takim të rëndësishëm me Ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar në lidhje me projektin e financuar nag Ambasada Britanike, për të ndihmuar emërimet e pavarura publike të bazuara në meritë. Kultura e nepotizmit duhet të përfundojë dhe për këtë kërkohet vullnet politik dhe veprim nga Qeveria”, ka shkruar O’Connell në Facebook.