rrahje-620x330

“Nxënësit librin e kanë zëvendësuar me armë”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, u është drejtuar me një letër të hapur institucioneve përkatëse në lidhje me dhunën në shkolla, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Në këtë letër, KMDLNJ thotë se është koha e fundit që të trajtohet seriozisht ky fenomen.

“Jemi dëshmitarë të incidenteve të përditshme ku protagonistë janë nxënës që për fatin tonë të keq janë shndërruar në “luftëtarë” të vërtetë që librin e kanë zëvendësuar me armë, të cilat lehtësisht i përdorin duke plagosur nxënës të tjerë që, në disa raste përfundojnë me fatalitet” , thotë letra dhe shton se “është koha e fundit që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë seriozisht këtë çështje të dhunës në shkolla sepse, nëse merremi vetëm me pasoja dhe jo me masa parandaluese, atëherë kjo dukuri do të prodhojë një situatë të tensionuar në shkolla ku nuk do të ketë kushte , as për mësimdhënie e as për mësim-nxënie. Kjo dukuri do të ndikojë edhe në situatën e përgjithshme të sigurisë të vendit”, thuhet në letrën e KMDLNj-së dërguar institucioneve përkatëse të vendit.