klase-nxenesish

Nxënësit e Plemetinit pa ngrohje në shkollë [Video]

Nxënësit e fshatit Plemetin të Komunës së Obiliqit rrezikojnë të mos e mbajnë disa ditë procesin mësimor, pasi u është prishur sistemi i ngrohjes, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Këtë e konfirmon edhe drejtori i Arsimit i Komunës së Obiliqit, i cili thotë se kjo gjendje është si rezultat i prishjes së kaldajës, e cila është instaluar qe 7 vjet.

Sipas drejtorit, kaldaja jetëgjatësinë e ka të paraparë 5 vjet dhe tashmë janë bërë 7 vjet prej se ajo është instaluar, dhe askush nuk ka ndërmarrë masa për ta tejkaluar me kohë këtë problem.

Vetëm të martën në një klasë mësimore kanë munguar deri në 10 nxënës, shkaku i të ftohtit.
Edhe pse jo para kamerës, mësimdhënësit e shkollës thonë se edhe prindërit janë shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.