higuain2

Nuk do ta besoni se si është tallur një piceri në Napoli me Higuain

Me rastin e ndeshjes ndaj Sevillas, piceria në Napoli ofroi pica vetëm për 99 cent.

Periskopi.com Sporti

Një iniciativë e një piceri në Napoli bëri bujë në mediat botërore për shkak se ai kishte një ofertë mjaft të mirë për napolitanët në rast se Higuain do të dëmtohej.

Në fakt dëshira e tij është plotësuar pasi sulmuesi argjentinas mungoi për shkak të një dëmtimi mbrëmë në Champions League.

Me rastin e ndeshjes ndaj Sevillas, piceria në Napoli ofroi pica vetëm për 99 cent. Ai është shprehur i bindur se Higuain do të pësojë dëmtime të tjera ndërkohë që ofertat do të vijojnë për klientët e tij.

Kujtojmë që në Napoli Higuain-in e cilësojnë si një tradhtar pasi u largua te rivalët e Juventusit në fillim të sezonit.