Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë, përpiqem t’i shmangem kamerave dhe të bëj punën time

Periskopi.com Intervista

Robert Elsie, albanolog i njohur, që punon prej dekadash për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe dhe përhapjen e saj në botë, sapo është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur sot nëpërmjet një statusi në Facebook shkrimtarja Flutura Açka, e cila bën me dije edhe se i ndjeri Elsie, ka lënë amanet të varroset në Shqipëri. Thuajse pesë vjet më parë, albanologu pat dhënë një intervistë të gjatë për gazetaren Rudina në Xhunga në ‘Shqip’ në TcH. Ndër të tjera, Elsie thoshte se do e kishte të pamundur të jetonte në Shqipëri, një vend sipas tij i mbetur ende në mentalitetin osman. Deklarata e tij e asokohe ndeshi në shumë reagime, nga ato të zakonshmet të shqiptarëve ‘patriotë’, të cilët e ndyjnë përditë vendin e tyre, por trallisen kur dikush ua vë re Shqipërinë e bërë pis.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se Elsie, ka lënë amanet të varroset pikërisht në vendin në të cilin nuk i jetohej. Ndoshta, në Shqipëri vetëm i vdekur mund të jetohet i qetë.

Intervistoi: Rudina Xhunga

Kjo është intervista juaj e parë televizive, për shqiptarët. Pse i ndruheni prozhektorëve?

Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë, përpiqem t’i shmangem kamerave dhe të bëj punën time, të jetoj jetën time. Është më mirë kështu.

Ndërkohë, unë duke njohur punën tuaj, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, ndjeva gjithmonë e më shumë kënaqësi që do t’ju takoja. Së pari flasim për albanologjinë. Çfarë do të thotë të jesh albanolog?

Çdo njeri ka interpretimin e vetë për albanologjinë por për mua, thelbi i punës sime është të prezantoj shqiptarët, t’i prezantoj Shqipërinë, botën shqiptare, gjithë botës. Unë përpiqem t’i transmetoj botës së jashtme njohuritë që kam për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se ç’është Shqipëria, kush janë shqiptarët, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme të jetës këtu. Dhe këtë e bëj që të bëhet e njohur pasi në fund Shqipëria mbetet një vend shumë i panjohur.

Po të jesh përkthyes, çfarë do të thotë?

Të jesh përkthyes do të thotë punë, punë, punë. Është punë shumë e vështirë.

Dhe anonime?

Pjesërisht po, pasi është autori ai që bëhet i njohur kurse përkthyesi jo. Thonë që është një punë kot sepse mundohesh për diçka dhe nuk ton asgjë por unë them që është edhe kënaqësi. Për mua është kënaqësi.

Ku është kënaqësia, për shembull?

Ndjej kënaqësi kur arrij ta përkthej në mënyrë të duhur. Është si një llogaritje matematikore. Kur del shuma përfundimtare dhe nuk ke bërë asnjë gabim gjatë rrugës, kënaqesh. Kështu është edhe përkthimi. E shikon një faqe, dhe fillon bën vlerësimin, kjo frazë shkon mirë, kjo duhet ndryshuar etj. e vazhdoj dhe e ripërpunoj derisa në fund të del diçka e përkryer dhe vetë ndjehesh i kënaqur.

Si llim dua të ndaj me shikuesin arsyen pse ju jeni në Shqipëri këtë herë. Librat që ju do të promovoni kanë fjalorin historik të Shqipërisë dhe Kosovës në shqip dhe anglisht. A mund t’i shpjegojmë shikuesit se çfarë janë këto libra?

Këto libra dolën në anglisht kohët e fundit, është një kolane librash që përfshin çdo vend të botës dhe mua më ngarkuan me hartimin e një botimi për Shqipërinë. Quhet fjalori historik i Shqipërisë dhe Kosovës por në fund janë më shumë si leksikë, enciklopedi të përgjithshme me të dhëna jo vetëm historike por edhe të kulturës, ekonomisë, gjeograsë etj. Unë fillova me vëllimin e Shqipërisë. Më vunë një ku që duhej ta bëja këtë vëllim jo më shumë se 250 faqe dhe kur mbarova kisha 500 faqe. Botuesi ishte pak i pakënaqur. Më tha “Nëse ecim kështu, vëllimi i Shqipërisë do të dalë më i madh se vëllimi i Rusisë” megjithatë e pranoi dhe në fakt doli më i madh se ai i Rusisë, kjo enciklopedia e Shqipërisë së vogël.

Por që në fakt në këtë enciklopedi Shqipëria eshte e madhe. Çfarë përfshin enciklopedia, përfshin data, ngjarje, personazhe?

Po, i përfshin të gjithë. Persona historikë, persona publikë, politikanë por kryesisht janë gura historike të historisë shqiptare, ngjarje etj.

Çesk Zadenë po shoh në këtë libër, Injac Zamputin. Deri ku keni shkuar me ngjarje e përmendje historike?

Kam mbërritur deri në vitin 2010. Në fillim të librit kam bërë një kronologji të historisë shqiptare që shkon deri në vitin 2010. Është  njësoj si historia e Shqiptarisë, me data kështu që kush interesohet për historinë e Shqipërisë mund ta gjejë tek ky libër në shqip dhe anglisht.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, pra përmenden ngjarje, vend. Deri në cilin vit?

Prapë deri në vitin 2010. Në fakt ky është botimi i dytë për Fjalorin Historik të Kosovës. Unë isha shumë i gëzuar që botuesi pranoi që të bëhej një libër për Kosovën pasi Kosova, në atë kohë kur bëra vëllimin e parë, nuk ishte shtet, rrjedhimisht nuk kishte flamur dhe problemi ishte se çfarë do përdorej për kopertinën e librit. Tani në vëllimin e dytë, kemi kopertinën me flamurin e ri të Kosovës.

Të gjitha figurat që mendoni se do t’i interesonin një personi që do të informohet për Shqipërinë dhe Kosovën, ju i keni përfshirë në këto libra. Si e ndërmorët ju këtë vepër? Është një vepër e madhe që zakonisht e bëjnë Institute të tëra ose që do duhej ta bënte shteti shqiptar.

Është i madh, kërkon një farë përgatitje pastaj, pjesa tjetër është një punë e rëndomtë, është mbledhja e të dhënave, informim, kujdes nga keqinformimi. Është diçka që arrihet ngadalë- ngadalë. Unë në fakt habitem sa i trashë ka dalë por duket që ka shumë gjëra brenda.

Cila është marrëdhënia juaj me shqipen, ditët e para, takimi juaj i parë me gjuhën tonë. Çfarë ndodhi? Si e njohët këtë gjuhë që sot ju bën të bëni libra kaq të mëdhenj?

Mbase është histori e gjatë, por e rastësishme. Mbarova studimet në Gjermani, në Universitetin e Bonit. S’kisha lidhje me gjuhën shqipe pasi atje studiova gjuhësinë krahasuese dhe gjuhën kelte, pra gjuhën e Irlandës, Uellsit, Skocisë dhe kur mbarova studimet profesori im, gjuhëtar, mori një ftesë nga Akademia e Shkencave për të vizituar Shqipërinë pasi ai vetë kishte studiuar në Vjenë me një shqiptar, konkretisht me Aleks Budën. Aleks Buda e ftoi profesorin tim në Shqipëri. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, i panjohur dhe ftesa nuk ishte vetëm për të, por edhe për studentët e tij. Dhe kështu, jemi nisur për në Shqipëri një grup prej 20 studentësh në vitin 1978. Ishte një gjë e rrallë për ne të hynim në Shqipëri pasi Shqipëria në atë kohë ishte si Koreja e Veriut sot, d.m.th zor të depërtoje.

Si që të hyje në këtë vend në ’78?

Për mua ishte shumë interesante. Madje kam qeshur me vete se më dukej vetja sikur isha në një lm Hollivudian dhe nuk e mora shumë seriozisht anën politike, as tabelat, propagandat

Ju mendonit se po bëhej shaka, nuk ju dukej e vërtet?

Jo por thjesht nuk e mora seriozisht, më tepër me ngjante si film. Por ishte shume interesante.

Ju kujtohet diçka që ju ngacmoi atëherë apo diçka që ju çuditi?

Kishte shumë gjëra, ishte një vend absurd, gjithë vendi ishte absurd por njerëzit e merrnin seriozisht. Nuk e di se deri në çfarë mase i merrnin seriozisht vetë njerëzit por gjithsesi e kuptonin që jetonin në një realitet tjetër.

Ju qëllonte që të takonit shqiptarë që midis tyre flisnin për këtë gjë?

Jo haptazi, jo. Më vonë ky takim që nisi në 1978 u bë takim i përvitshëm midis Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave dhe vinim çdo vit në Shqipëri për 2 javë. Gjatë takimeve dhe udhëtimeve, llova të interesohesha për shqipen. Nuk e dija fare gjuhën veç fillova, në atë kohë, madje edhe në Gjermani, fillova të mësoja gjuhën më seriozisht.

Ku e mësonit shqipen në Gjermani?

Ishte e vështirë pasi nuk kishte fjalor, kishte doracakë, libra mësimorë. Mbaj mend që gjeta një fjalor frëngjisht shqip dhe nga ana tjetër shqip-gjermanisht, ndërsa në anglisht nuk kishte fare. E vështirë ishte.

Kur thatë me vete që tani e di shumë mirë shqipen?

Pas shumë viteve. Ndërkohë shkoja çdo vit në Prishtinë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe për të mësuar gjuhën. Aty ishte, nga njëra anë më kollaj sepse mund të bisedoja lirisht me njerëzit pasi kosovarët flisnin më lirisht.

Sa e ndryshme ishte Kosova e atyre viteve me Shqipërinë?

Shumë, shumë.

Ju ku ndiheshit më mirë?

Në Kosovë, pasi ishte më perëndimore, më normale. Në Shqipëri nuk kisha mundësi të isja lirisht me njerëzit. Unë flisja me zyrtarët, të cilët ishin shumë të dashur, mikpritës por prapë ishte një farë frike, që të pengonte të flisje lirisht.

Po tani flitet lirisht në Shqipëri?

Po, qartë. Tani nuk ka problem, njerëzit asin, madje nuk pushojnë së foluri fare. I thonë të gjitha, nuk mbajnë sekrete.

Shqipëria e Hoxhës krahasuar me Shqipërinë e Berishës që takoni tani, çfarë kanë të ngjashme dhe çfarë kanë të ndryshme?

Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës, por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotshmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia e administrative, e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson. D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.

Edhe tani që flasim kështu është si në kohën osmane?

Po, po.

Po në Kosovë, është e ngjashme kjo gjë?

Nuk di, nuk kam patur këto probleme në Kosovë. Natyrisht që Kosova e para 20 viteve është e ndryshme nga Kosova sot por mua më duket se njerëzit janë njësoj, shqiptarët aty apo këtu, me pak ndryshime, në thelb njësoj janë

Po për të kuptuar gjuhën që fliitet në Tiranë dhe gjuhën që flitet në Prishtinë, keni probleme apo është njësoj?

Po, këtë doja të thoja. Unë shkoja në atë seminar të gjuhës shqipe në Prishtinë për të mësuar, pasi aty flisja lirisht, por ata flisnin diçka që për mua nuk ishte shqip. Për një student që mëson gjuhën letrare, që përpiqet të zbulojë të gjithë lakimet e gjuhës, dhe del në rrugë e ballafaqohet me një gjuhë tjetër, është shumë e vështirë dhe unë nuk kuptoja asgjë. Ky ishte një problem shumë i madh dhe më pengonte shumë të mësoja gjuhën sepse nuk i kuptoja njerëzit fare. Kjo ishte në llim sepse tani i kuptoj madje i kuptoj edhe arbëreshët tani.

Edhe arbëreshët i kuptoni?

Po, tani po, por mbaj mend në Prishtinë, kur isha student, kisha dhomë studenti të cilën e ndaja me një arbëresh nga Kalabria. Nuk e kuptoja fare- fare se çfarë thonte. Ai ishte me mendimin që iste shqip dhe unë e dëgjoja me vëmendje por nuk e di nëse iste italisht apo shqip.

Besoj, ju i keni takuar tani arbëreshët, arvanitasit, shqiptarët e Ukrainës, shqiptarët e Bullgarisë, shqiptarët kudo janë. Pra, keni takuar shqipen kudo është. Ka akoma të përbashkëta apo secili et shqipen e vet?

Është një gjuhë e përbashkët që kuptohet por ka elemente vendore që ndryshojnë dhe shyqyr që janë sepse kjo është pasuria e gjuhës, janë ndryshime. Unë gëzohem shumë për dialektet e shqipes. Kam një projekt në internet me incizime të shqipes dhe çdo herë që udhëtoj, që shkoj nëpër fshatra të ndryshme, marr një mikrofon me vete, si gazetar siç jeni ju, dhe incizoj, kryesisht çobenjtë sepse ato asin një gjuhë të pastër kudo që janë. Më interesojnë shumë ndryshimet gjuhësore midis vendeve dhe për mua kjo është pasuria më e madhe e gjuhës.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu