fsk

Nuk është ndaluar falja e namazit brenda FSK-së, thotë Shala

Një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shkelur rregullat e brendshme, duke publikuar fotografi gjatë faljes së namazit në hapësirat brenda këtij institucioni.

Periskopi.com Lajme

Ky veprim ka shtyrë MFSK-në që të nisë procedurën disiplinore, shkruan sot Koha Ditore.

“Çështja e ngritur nga MFSK-ja është një rast i veçuar që ka të bëjë me çështje të procedurave të brendshme, shkelje e rregulloreve nga një njësi, publikimi i fotove pa autorizim nga hapësirat e FSK-së. Kjo ka qenë një masë e përkohshme vetëm për këtë njësi”, ka deklaruar Ibrahim Shala, nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ministrisë së Forcës së Sigurisë.

Shala ka thënë se në FSK, detyrë parësore është shërbimi ndaj detyrave të FSK-së.