gashi1

Njihuni me talentin kosovar të Torinos (Video)

Ardit Gashi, nga Komuna e Suharekës, është njëri ndër talentët e shumtë që ka Kosova por që aktivitetin sportiv e zhvillon jashtë kufijeve të saj, në Itali.

Periskopi.com Sporti

Arditi në një intërvistë ekskluzive të dhënë për Sportali.net tregon rrugëtimin e tij si futbollist, ku tani është pjesë e klubit të njohur italian, Torino por që nëse do të kishte pak fat mund të ishte edhe futbollist i Juventusit ose Interit pasi që të dyja ishin interesuar për shërbimet e tij kohë me parë. Arditi në moshen 10 vjeçare shkoi në Itali bashkë me familjen e tij.

Menjëherë pas 1 viti ai filloi të stërvitej me klubin e Padenerllo ku qëndori për dy vite e me pas kaloi te Giorgiones ku ishte lojtar kyç i skuadrës për disa sezone, e tani ai është pjesë e Torinos.

“Kam luajtur dy vite te skuadra e Padernellos dhe në një ndeshje ka ardhur për të me shikuar një që ishte i afërm me skuadrën e Giorgiones, dhe ishin shumë të kënaqur me paraqitjen time,” rrëfen Gashi.

“Pastaj më morën në klubin e tyre ku isha lojtar kyç i kësaj skuadre, pasi vazhdimisht shënoja ose asistoja dhe në një moment isha edhe afër Interit por kur shkova në prova te Inter u lëndova menjëherë dhe më nuk me lejuan të tregoja veten aty.”

Pas dështimit te “Nerazzurrët”, për Arditin u interesua një klub tjeter nga Serie A, ai i Torinos.

“Torino më mori në prova këtë verë dhe vetëm pas dy stërvitjeve ata donin të nënshkruanin me mua dhe kështu kam nënshkruar kontratë me klubin e Torinos ku luaj në skuadrën e të rinjëve të Torinos në Primavera por herë pas here stërvis me skuadrën seniore,” shton Arditi.

Ai luan në pozitën e anësorit ofanziv, godet me këmbën e majtë, ashtu si futbollisti i preferuar i tij, Lionel Messi.

Sidoqoftë, i pyetur rreth aktivizimit të tij te Përfaqësuesja e Kosovës apo e Shqipërisë, dhe nëse ka marrë ndonjë telefonatë nga Albert Bunjaki, respektivisht Gianni de Biasi, ai është shprehur:

“Akoma nuk ka ardhur asnjë ofertë, as nga Kosova e as nga Shqipëria por cila do që të vijë e para do t’a pranoja me kënaqësi pasi dua të përfaqësoj popullin tim, ne jemi një,” tha 17 vjeçari, raporton Sportali.

Gashi pati fjalë të mira edhe për Arlind Ajetin pasi të dy mbrojnë ngjyrat e Torinos, ku tregon se sa herë që shihet me të ai e këshillon dhe e ndihmon për gijthçka që ka nevojë.

Nderkaq edhe nga trajneri serb i Torinos, Sinisa Mihajloviç ka marrë lëvdata.

“Në lojën e parë që e kishim me Primaverat (grupmoshat e reja), ai ishte për të na shikuar unë shënova golin e fitores për skuadrën dhe në fund mora komplimente nga Mihajloviç”.

Arditi ka ambicie të mëdha për të ardhmen ku dëshiron që një ditë të luaj për skuadren e tij të zemres, Interin.

Me poshtë mund t’i shikoni disa nga supergolat e të talentuarit Ardit Gashi, shkruan Sportali.net