Njihuni me ceremoninë misterioze meksikane “Vallëzimi Fluturues” (Foto)

Periskopi.com Galeria

Në vitin 2009, “Danza de los Voladores” ose “Vallëzimi Fluturues” u njoh si pjesë e parprekshme e trashëgimisë kulturore nga UNESCO. Kjo është një ceremoni para-kolumbiane, Mesoamerikane që praktikohet akoma në disa zona të Meksikës.

Nga vendasit kjo ceremoni është praktikuar për të kërkuar nga perënditë e lashta të tokës dhe njerëzve të saj të sjellë shi dhe pjellori mes popullit tyre, raportoi “Al-Jazeera”, transmeton Periskopi.

Performuesit e kësaj valleje kërcejnë rreth një shtylle prej 30 metrash, më pas ngjiten në majë të saj.

Fluturimi sipas tyre përfaqëson katër elemente: uji, era, toka dhe zjarri, ku ata kryejnë një përshëndetje në katër drejtime gjatë fluturimit duke u bashkangjitur me litarë dhe duke bërë një spiralje poshtë, ndërsa platforma në të cilën janë të lidhur me litarë e zbut trysninë e fluturimit dhe ulën poshtë në terren.

Fshati Cuetzalan u emërua si një nga qytetet e para magjike të Meksikës në vitin 2002 nga Departamenti Kombëtar i Turizmit të Meksikës. Programi u prezantua për të nxitur turizmin lokal./Periskopi/