bi

Një vit nga vdekja e Marinës, mesazh prekës nga bashkëshorti i saj

Ka kaluar një vit që nga dita kur këngëtari Stefi Prifti humbi bashkëshorten e tij, Marinën.

Periskopi.com Limonada

Stefi nëpërmjet rrjetit social Instagram, ka kujtuar sot me një mesazh prekës humbjen e njeriut të tij më të rëndësishëm, e cila i kishte dhuruar gjithçka në jetë.

“Koha kalon! Jeta e njeriut është e mbushur me shumë ngjarje, por ato që mbahen mend dhe kujtohen përjetë, janë pak! U bë një vit nga humbja (mungesa) e njeriut që më dedikoi gjithçka në këtë jetë, dashurinë, lumturinë, shoqërinë, respektin dhe dy vajza si drita. Marina Xhavara Prifti, gruaja ime! Ne “të gjallët” nuk kemi se ç’farë tjetër të bëjmë, veçse të kujtojmë dhe të lajmërojmë njerëzit, për këtë përvjetor të parë, pa Ty shpirt.”