20161126141700310646

Një Pacoll tjetër do ta sfidojë mikpritjen e Lladrovcit

Dje një anëtar i AKR-së në Drenas shkroi në llogarinë e tij në Facebook, se Behgjet Pacolli është përzënë nga nje kafe në Drenas. Dhe përzënien e tij e ka bërë, hiq më pak se kandidati i PDK-së për kryetar, Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Më vonë ekipi i Lladrovcit, për Koha.net, thanë se kjo gjë nuk ka ndodhur. Por në rrjete sociale dolën edhe fotografi nga momenti kur Pacolli po ngrihej nga tavolina, pasi në vesh i kishte folur Lladrovci.

E sot një Pacoll tjetër, Sabit Pacolli që është i pari i AKR-së në Lipjan ka treguar se do ta sfidojë mikpritjen e Lladrovcit.

“Përshëndetje Miq, Shumë shpejt do të kthehem në Kosovën time të dashur së bashku me Presidentin do të shkojmë në fshatin e Lladrovcit me pi qaj..”, ka shkruar Sabit Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.