i-mbijetuari

Një nga të mbijetuarit tregon si shpëtoi pas përplasjes së avionit

Një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit që u rrëzua në Kolumbi, i cili është mes 6 personave të vetëm që kanë mbijetuar, ka rrëfyer momentet e tmerrit para rrëzimit.

Periskopi.com Sporti

“Ata u ngritën dhe bërtitën kur avioni nisi të rrëzohej. Unë jam gjallë, sepse kam qëndruar në pozicionin e fetusit siç rri fëmija në barkun e nënës”.

Anëtari i ekuipazhit Erëin Tumiri, përshkruan momentet e tmerrshme të fundit të fluturimit para se të rrëzohej avioni CP-2933 jet në malet e largëta të Cerro Gordo, duke vrarë 71 persona.

Tumiri thotë se ai është gjallë sepse kishte ndjekur procedurat e sigurisë.

“Vendosa qese në mes të këmbëve për të lejuar qëndrimin si fetusi, që rekomandohet në raste aksidentesh”, u shpreh ai duke rrëfyer momente të tmerrshme.