vere

Një gotë verë në ditë ju mbron nga goditjet ishemike

Njerëzit të cilët pijnë një ose dy gota verë në ditë kanë më pak mundësi për tu prekur nga lloji më i përhapur i goditjeve, sipas një studimi të ri.

Periskopi.com Shëndeti

Konsumi i lehtë dhe i moderuar i alkoolit është i lidhur me një rrezik 9% të reduktuar të goditjes ishemike.

Gratë të cilat pinin një gotë ose më pak alkool në ditë kishin 12% më pak të rrezikuar.

Por studimi, i publikuar nga gazeta BioMed Central këtë të mërkurë, pranon se konsumimi i alkoolit ende lidhet me nivelet e larta të kolesterolit dhe goditjet hemorragjike.

“Studimet e mëparshme kanë zbuluar lidhje mes konsumit të alkoolit dhe niveleve më të ulëta të fibrinogjenit: një proteinë në trup e cila ndihmon formimin e mpikjes së gjakut,” tha autorja e studimit Dr.Susanna Larsson.