NISMA

NISMA: Qeveritarë e deputetë si hiena ja kanë mësyrë Drenasit

Subjekti politik NISMA për Kosovën thotë se në Drenas janë duke u mbajtur Zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune, dhe se qeveritarë e deputetë si hiena janë lëshuar në qytetin e Drenasit dhe fshatrat e tij, për t’i frikësuar qytetarët me fuqinë e pushtetit të fituar nga Gjykata Kushtetuese e veprimet e tjera antikushtetuese e antiligjore.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtij subjekti, ata e kanë harruar një gjë, kanë harruar vendosmërinë e qytetarëve të Drenasit për ta ndryshuar qeverisjen.

“Ata janë duke Ju thënë mjaftë ma me mashtrime! Ju Drenasit ua keni kthyer shpinën! Ju Drenasin e keni lënë pa asnjë lloj infrastrukture të mirëqenë! Ju Drenasin e konsideroni vetëm si kazan për votat tuaja, për pushtetin tuaj, për punësimin e familjarëve tuaj! Boll më me mashtrime! Mjaftë më me korrupsion! Mjaftë më me tjetërsimin e pronës Komunale!”, thotë NISMA

Vazhdimi i shkrimit të NISMAs

Ju që keni qeverisur në Drenas që 16 vite, pse nuk ju tregoni qytetarëve kur bisedoni për punët e mira, për projektet, për investimet që keni bërë atje! Ju duhet t’ju tregoni qytetarëve të Drenasit, arsyeje pse e lat atë komunën më të varfër?

Qytetarëve te Drenasit, premtime duhet t’u bëjnë partitë opozitare. Premtimet e juaja janë mashtrim, mashtrim që ka irrituar shumicën e njerëzve atje.

Qytetarët e Drenasit kanë vendosur që të votojnë njeriun e tyre, njeriun që ka ndarë e do të ndaj hallet me ata, në Komunë e në qytet. Ai Drenasin nuk e ka trampolinë për kërcime akrobatike, siç e bëjnë deputetët e qeveritarët, që Drenasin e kujtojnë vetëm e vetëm atëherë kur ju duhen votat! A nuk po e kuptoni se ata po ju thonë një JO të Madhe!

PO-në e Madhe kësaj radhe, qytetarët e Drenasit  e kanë rezervuar për Isa Xhemajlajn!

Ketë vullnet e shohim kudo që shkojmë!