NISMA

Nisam vetëm Ramiz Lladrovcin konkurent në Drenas

Në panelin e diskutimit rreth zgjedhjeve në Drenas në emisionin “Republika” anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi ka thënë se për herë të parë në Drenas ka një garë serioze për kryetar të komunës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se për dallim nga çdo vit tjetër kur kryetari dihej ende pa nisur procesi zgjedhorë, këtë vit ka një kandidim serioz dhe garë të fuqishme.

Ai ka shprehur bindjen se kandidati i kësaj partie Isa Xhemajlaj ka gjasa shumë të medha për fitore.

I pyetur nga analisti Adrian Çollaku se kë kjo parti e konsideron rival në këtë garë, Bytyqi ka thënë se i vetmi rival është Ramiz Lladrovci nga PDK dhe kjo për faktin që Drenasi ka traditë me PDK dhe jo për diçka tjetër