nintendo-0-780x439

Nintendo planifikon 2-3 lojëra mobile në vit

Nintendo mund të rris spektrin e saj të lojrave mobile përtej Super Mario Run, ka bërë të ditur presidenti i kompanisë.

Periskopi.com Tech/Auto

Sipas tij, kompania është duke konsideruar sjelljen e dy deri në tri lojërave në një vit, duke filluar nga viti 2017.

Platformat mobile së shpejti do të kenë edhe lojrat e reja të Nintendo-së si Fire Emblem dhe Animal Crossing, së bashku me versionin Android të lojës Super Mario Run.

Super Mario Run është hyrja e parë e kompanisë në tregun e lojërave mobile, pas aplikacionit Miitomo. Mario vjen me aventurat e tij në pajisjet iOS me versionin fillestar që është pa pagesë dhe versionin e plotë që kushton 9.99 dollarë.

Loja është shkarkuar më shumë se 40 milion herë. Në këtë mënyrë, nuk është e papritshme që Nintendo dëshiron të zgjerojë aktivitetin e tyre në këtë treg.