Nikoliq

Nikoliq fjalë të rënda për NATO-n, tregon pse nuk anëtarësohet Serbia

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë se nuk janë të interesuar të anëtarësohen në NATO, paralelisht tentimit për t’iu bashkangjitur Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

“Kemi qenë të sulmuar e bombarduar nga NATO më 199, pa arsye. Kjo ka pasur pasoja të mëdha, në ekonominë tonë, por edhe në qëndrimin e qytetarëve tanë ndaj NATO-s. I sigurt flas në emër të shumicës së qytetarëve kur them se Serbia kurrë nuk do të jetë në NATO”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për Al Jazzera.

Në qoftë se NATO është aleancë mbrojtëse, sipas Nikoliqit, nuk duhet të jetë Serbia anëtare e NATO-s, sepse Serbia nuk dëshiron askënd ta sulmojë.